Apple ka nisur të marrë prenotimet për produktin iPhone Red duke konfirmuar thashethemet që kanë nisur më parë. Versioni i këtij produkti quhet Product Red dhe i përket iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus, ndërsa për iPhone X, kompania ka vendosur të sjellë një mbulesë mbrojtëse, të bërë me lëkurë dhe ngjyrë të kuqe.

iPhone (Product) Red do të jetë i disponueshëm për tu blerë online vetëm në disa vënde specifike por kjo vetëm për pak ditë. Prenotimet kanë nisur duke filluar nga data 13 Prill. Product Red aplikohet mbi iPhone 8 dhe 8 Plus dhe kombinon ngjyrën e kuqe dhe të zezë. Ngjyra e kuqe aplikohet në trupin e aluminit, pra në pjesët anësore dhe të prapme, ndërsa ngjyra e zezë mbulon pjesën e përparme.

Ky version vjen për të ndihmuar botën në luftën kundra sëmundjes së SIDA-s dhe virusit HIV pasi nëse blini një produkt të tillë drejtuesit e Apple kanë premtuar se një pjesë e fitimeve do të shkojnë në ndihmë të kompanive që studiojnë kurat kundër sëmundjes së shekullit të kaluar.


Tjetër produkt interesant që do të gjeni së shpejti në një Apple Store është dhe mbulesa me ngjyrë të kuqe për iPhone X por jo vetëm. Apple ka menduar që linja Red të aplikohet edhe në produkte si Beats Headphone, mbrojtëse apo dhe modele të tjera kufjesh. Nëse jeni të interesuar të shikoni më tepër produkte të linjës Red atëherë ju ftojmë të ndiqni këtë link. /iPhoneAlbania

Kategoritë: ,

0 komente:

Post a Comment