Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- The Hunt For The Lost Ship, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
The hunt for the lost ship është një lojë me aventurë dhe kuic ku ju duhet të zbuloni të gjitha sekretet për të arritur tek anija e humbur. Kini kujdes sepse rruga për atje do të jetë plot rreziqe të cilat duhet të zgjidhen në kohë. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Studio Music Player Dx, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Studio Music Player Dz është një program profesional për menaxhimin e parametrave të kufjeve që përdorni për të dëgjuar muzikë. Programi ju lejon të modifikoni parametra të cilat vetëm një program audio profesional mund ta bëjë. Sot atë mund ta shkarkoni falas.


Dog Remote Specialist, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Dog Remote Specialist është një program i dobishëm nëse mbani qen në shtëpi. Nëpërmjet disa testeve, ai ju lejon të përcaktoni frekuencën që qeni juaj është më i ndjeshëm. Më pas mund të rregjistroni zërint tuaj i cili do të transmetohet nga iDevice pikërisht në frekuencën e zgjedhur.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment