Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Ancor Pointer, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Ancor Pointer është një program i dobishëm i cili ju jep mundësi të ruani posicionin e vëndit ku ndodheni edhe pse nuk jeni lidhur me rrjetin Internet. Ai mund të jetë i dobishëm nëse udhëtoni dhe mund të harroni vëndin nga u nisët. Ja vlen ta keni këtë program.


Remote Control Pro for Mac, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Remote Control është një program i cili ju jep mundësinë të kontrolloni mac-un direkt nga një iPhone apo iPad. Në mënyrë mjaft të thjeshtë mund të kontrolloni volumin apo të rregulloni kontrastin e monitorit pa patur nevojë të jeni pranë tij. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


Translate 2 for Safari, nga 4.99€, falas. /iPhone, iPad
Translate 2 for Safari është një program i cili integrohet me browser-in Safari të iOS dhe do t'ju ofrojë funksionin e përkthimit dhe leximit me audio të një faqe interneti. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment