Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

-  Gravity Orange 2, nga 1.99€, falas. /iPhone, iPad
Gravity Orange është një lojë në të cilën do t'ju duhet të ndihmoni personazhin e lojës të kapë të gjitha yjet dhe më pas të mbarojë nivelin duke kaluar nëpërmjet një dritareje që ndodhet gjithmonë në ekran. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Fox Eats Chicks, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Fox Eats Chicks është një lojë me aventurë ku ju do të ndihmoni një dhelpër të ushqehet duke ngrënë të gjitha pulat që do të gjej gjatë rrugës së saj. Kini kujdes sepse përpara se ti kapë ato, ajo duhet të evitoj të gjitha grackat.


- Voice Assistant, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Voice Assistant është një program i cili ju jep mundësinë korrigjoni gjuhën e folur në mënyrë interaktive ose të kryeni funksione në SmartPhone duke komanduar programin, nëpërmjet një nga gjuhëve që ai njeh. Sot këtë program mund ta merrni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment