Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Breathing Zone, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
Breathing Zone është një program i cili ju ndihmon të kaloni momentet e stresit ditor. Ai do të gjenerojë muzikë dhe imazhe relaksuese të cilat do të ndryshojnë humorin duke lehtësuar ndjeshëm stresin.


- Weather Now Accurate Forecast, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
Weather Now sjell në iDevice mundësinë për të qënë i përditësuar në çdo moment, në lidhje me parashikimin e motit në qytetin apo vëndin ku jetoni. Informacioni do të jetë tepër i saktë në krahasim me shumë programe të tjera dhe do t'ju ofrohet duke parë imazhe në 3D të globit. Sot këtë program mund ta merrni falas.


- Prism Your Screen, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Prism Your Screen është një program i cili ju jep mundësinë të aplikoni imazhe abstrakte të krijuar me elementë prizmatikë, si sfond në iDevice-in tuaj. Mund të zgjidhni midis qindra imazheve dhe më pas, vetëm me një buton munda vendosni si sfond.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment