Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Mystic: Photo Enlightenment, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Myscti Photo Enlightenment është një program i cili ju jep mundësinë të ruani çdo detaj të jetës tuaj nëpërmjet fotove dhe shënimeve. Me pak hapa mund të ruani çdo detaj të vogël por që për ju ka shumë vlerë.


Mystery of Fortune 2, nga 2,79€, falas. /iPhone, iPad
Mystery of Fortune 2 është një lojë mjaft e bukur me temë strategji ku ju do të krijoni ushtrinë  personale dhe më pas të luftoni kundra krijesave që kanë pushtuar botën. Ja vlen ta merrni edhe këtë lojë.


- Dr. Panda Home, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Dr. Panda Home është një program i cili i dedikohet fëmijëve ku ato do të kenë në dispozicion shumë punë për të bërë shumë punë shtëpiake. Në mënyrë interaktive ata do të mësojnë shumë gjëra duke kryer të gjitha detyrat që çdo nivel kërkon. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment