Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Ball Resurrection, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Ball Resurrection është një lojë me temë kuic ku duhet të drejtoni një sferë në rrugë të ndërtuara në qiell. Përveç argëtimit dhe sfidës loja ofron një ambjent grafik në 3D, i cili do t'ju bëjë që ta luani më shumë. Ja vlen ta merrni!


Breathing Zone, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
Breathing zone është një program i kategorisë mjeksore në të cilin do të mësoni disa mënyra për të marrë frymë të cilat janë të studiuara dhe që do të lehtësojnë stresin e ditës si, do të ulin normalizojnë presionin e gjakut duke relaksuar mëndien dhe jo vetëm.


Super Tank Battle - CityArmy, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Kjo lojë kujton një nga lojërat më të luajtura nga të gjithë ne në vitet 90', Tank 1990. Detyra juaj është të mbroni shqiponjën nga sulmet e tankeve të tjerë. Do të luani në shumë misione dhe gjatë lojës mund të përditësoni tankun tuaj duke e bërë më të fortë dhe të rrezistueshëm ndaj sulmeve. Ja vlen ta keni në iPhone këtë lojë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment