Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Color Accent, nga 0.89€, falas /iPhone, iPad
Një nga aplikacionet më të mira të kësaj kategorie: na lejon të eliminojmë ngjyrat nga sfondi i një fotografie në mënyrë shumë të saktë dhe profesionale. Një aplikacion që duhet ta provoni patjetër.


- Rehearsal Player, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Rehearsal Player është një program i cili i dedikohet të apasionuarve të muzikës.  Mund të vendosni të miksoni pjesë muzikore duke shfrytëzuar funksionet që programi vë në dispozicion. Sot mund ta shkarkoni falas atë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment