Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Scanner App: Wordscanner Pro, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Scanner App është një program i dobishëm dhe profesional për të skanuar documentë duke shfrytëzuar fotokamerën e iDevice. Gjithashtu dokumentët e skanuar mund ti ruani në iColud apo Google Drive.


- Yconverter Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Yconvert Pro është një program i cili ju jep mundësinë  të keni në iDevice një kovertues njësish. Për të marrë vlerën e kërkuar, do t'ju duhet të bëni shumë pak hapa dhe çdo lëvizje në program është intuitive. Ja vlen ta merrni!


Findit: 200 Pictures, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Findt it është një lojë me temë kuic ku qëllimi do të jetë të gjeni 5 ndryshimet nga dy fotot e shfaqura të cilat duken të njëjta në pamje të parë. Gjatë lojës ofrohen me qindra foto të ndryshme ku kërkohet të gjeni ndryshimet në 20 sekonda. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment