Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Everboy Data Unit, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Everboy Data Unit është një lojë me aventurë ku duhen të ndihmoni personazhin e lojës i cili duhet të arrijë të mbijetojë në 100 nivelet që loja ofron. Kini kujdes sepse nuk do të jetë detyrë e lehtë. Sot këtë lojë mund ta shkarkoni falas.


- QVert Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Qvert Pro është një program i dobishëm i cili ju jep mundësinë të keni në iDevice shumë funksione konvertimi të njësive matëse. Vetëm me pak hapa do të arrini të merrni vlerën që dëshironi dhe grafika mbi të cilën është ndërtuar do ta bëjë më të këndshëm përdorimin.


- Invaders Mini, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Invaders Mini është një lojë e cila është frymëzuar nga loja e famshme e viteve 80, e quajtur pikërisht Invaders. Detyra juaj do të jetë eliminimi i të gjitha objekteve aliene që do të gjeni përballë. Ja vlen ta provoni atë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment