Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Status Art, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Status Art është një program që ju lejon të ndryshoni statusin e menu-së Home në iOS. Mund të zgjidhni midis disa qindra imazhe dhe efekteve dhe më pas ai do ti aplikohet Status Bar. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


Earthlapse, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Earthlapse është një program edukativ i cili do ta transformojë iPhone në një kamer e cila ndodhet në stacionin hapsinor Amerikan dhe ju mund të shikoni pamje fantastike nga toka. Ja vlen ta merrni këtë program.


Orderly: To Do List Location Base Reminders, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Orderly është një program i dobishëm i cili ju jep mundësinë të krijoni shënime të eventeve ditore si dhe të shënoni  dhe vëndndodhjen në hartë në mënyrë që kur të kujtoheni për eventin, të keni informacion edhe për vëndin ku duhet të shkoni.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment