Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Aureus Prime, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Aureus Prime është një lojë me temë kuic ku duhet të pastroni ekranin nga objektet që kanë të njëjtën ngjyrë dhe formë. Grafika mbi të cilën është ndërtuar do t'ju argëtojë akoma më tepër. Ja vlen ta provoni atë.


iReview, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
iReview është një program i dobishëm i cili ju ndihmon të memorizoni informacione që ju duhen në momente të caktuara. Duke shkruar informacionin që duhet të memorizoni në një fletë të bardhë dhe që bie në sy, automatikisht truri do ta memorizojë dhe në momenti që ju duhet ai do t'ju kujtohet. Sot këtë program mund ta merrni falas.


Backup Contacts + Restore, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Backup Contacts është një program i cili ju lejon të ruani të gjithë rubrikën e kontakteve në një file, ta dërgoni atë me email dhe më pas ta përdorni në një iDevice tjetër. Nëse duhet të spostoni kontaktet tuaja nga një iDevice në një tjetër atëherë ja vlen ta merrni këtë program.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment