Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Air Navigation Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Air Navigation Pro është një lojë në të cilën do të luani në rolin e organizatorit të uljes së avionëve. Duhet të vizatoni të gjitha rrugët që avionët duhet të ndjekin dhe më pas do ti përshkroni për të kuptuar nëse i keni përcaktuar saktë. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


XVideo, nga 1.79, falas. /iPhone
XVideo është një program mjaft i dobishëm që do t'ju lejojë të keni në iPhone-in tuaj një rregjistrues video mjaft të kompletuar. Programi do t'ju ofrojë disa lloje filtrash grafikë të cilët mund ti aplikoni në kohë reale kur rregjistroni një skenë.


Blox 3D Junior, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Blox 3D Junior është një lojë mjaft e bukur e cila i dedikohet fëmijëve. Ato do të mësojnë të ndërtojnë objekte të ndryshme kubet në 3D. Ja vlen ta merrni këtë program.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment