Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

AllStarSlams, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
AllStarSlams është një lojë interaktive ku duhet të kryeni kërcime duke kapërcyer pengesat dhe të shënoni pikë. Duhet të mësoni të kryeni të gjitha hedhjet spektakolare të lojëtarëve më të mirë të NBA.

The River Tests, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju do t'ju duhet të vini në lojë aftësitë tuaja për të zgjidhur kuicet e kalimit të lumit. Këto kuice vijnë nga kultura Japoneze dhe besohet se vetëm 10% e njerëzve në tokë mund ti përgjigjen. Nëse jeni kurioz të provoni këto teste, atëherë ja vlen ta provoni këtë lojë.


Noti: Do with reminders, nga 1.79€. falas. /iPhone, iPad
Noti është një program i cili do t'ju japë mundësinë të menaxhoni shënime të rëndësishme të cilat ju ndihmojnë në punën e përditshme. Për më tepër, ato do të shfaqen në një Widget në Qëndrën e Njoftimeve të iOS nga ku mund ti modifikoni ose ti fshini.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment