Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Fliptastic Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Fliptastic Pro është një program i cili ju jep mundësinë të krijoni slide me foto dhe më pas ti ndani ato me miqtë tuaj në Facebook apo Instagram. Për të ndërtuar një sekuencë me foto do të mjaftojnë pak hapa. Ja vlen ta merrni këtë program.


Frugi, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Frugi është një program i cili ju jep mundësinë të ruani në mënyrë të shpjetë, të gjitha shpenzimet ditore. Në këtë mënyrë do të keni në kontroll sasinë e parave që harxhoni në një periudhë specifike.


- Barcode, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Barcode është një program i cili sjell në iDevice funksionin e leximit të bar kodeve në mënyrë shumë të shpjetë dhe me pak klikime. Sot mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment