Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Office Story, nga 2.99€, falas. /iPhone, iPad
Office Story është një lojë mjaft e bukur dhe inovative ku ju duhet të nisni të ndërtoni kompaninë tuaj duke filluar nga asgjëja. Do të bëni takime me njerëz të rëndsishëm për të promovuar punën tuaj derisa të bëheni një kompani e rëndësishme. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


- WiFi Mouse Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
WiFi Mouse Pro është një program i cili ju jep mundësinë të transformoni një iDevice në një mause, tastierë apo Trackpad, nëpërmjet të cilit mund të kontrolloni një PC të lidhur në të njëjtin rrjet WiFi. Sot mund ta shkarkoni falas atë.


Ball Alien, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Ball Alien është një lojë me temë kuic ku duhet të drejtoni një sferë në mes të galaktikës të arrij në destinacion duke ndjekur rrugët e mundshme dhe shmangur rreziqet. Sot këtë lojë mund ta shkarkoni falas për një periudhë kohe të limituar.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment