Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Vive Le Roi,  nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Vive Le Roi është një lojë me aventurë dhe aksion ku ju do të luani në rolin e një heroi i cili do të shpëtojë mbretin Francez nga vrasja. Duke luftuar kundra armiqve do të ndryshoni dhe fatin e tij. Sot mund ta shkarkoni falas.


Desire, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Desire është një lojë inovative ku ju do të ndihmoni një djalë të eksplorojë botën e tij të errët ku diellin nuk lind kurrë. Duhet të zbuloni të gjitha sekretet për të sjellë diellin përsëri në botën ku ai jeton.


- Data Monitor Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Data Monitor Pro është një program i dobishëm i cili ju ndihmon të monitoroni sasinë e paketës internet që keni bërë me kompaninë telefonike. Vetëm me pak hapa konfigurim do të keni mundësi të shikoni çdo detaj në lidhje me sasinë e paketave të disponueshme ose të harxhuara deri në atë moment.

Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment