Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Melody Composer Squared, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Melody Composer Squared është një program inovativi i cili transformon një melodi në imazhe dhe më pas analizon këto imazhe nëpërmjet njue diagrame që ju tregon si ndërtohet një melodi. Programi është një mënyrë e mirë që fëmijët ose të rriturit të mësojnë më shumë për muzikën.

- Smart Record Classic, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Smart Record Classic është një program i cili ju jep mundësinë të menaxhoni të gjitha file-et video. Nëpërmjet tij mund të modifikoni disa parametra të videos, ti ruani dhe dërgoni file-et në Google Drive apo DropBox.


Pic Navi, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Pic Navi është një program i cili ju jep mundësinë të shtoni informacione në lidhje me vëndëndodhjen, në momentin e krijimit të një imazhi. Vetëm me pak hapa do të keni mundësinë të ruani disa informacione për imazhin, të cilat në të ardhmen mund të rrezultojnë të dobishme.

Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment