WhatsApp ka lëshuar në App Store versionin 2.18.30 që sjell mundësinë për të personalizuar fotot që dërgojmë në chat, me disa sticker. E keni parasysh mënyrën e personalizimit të historive në Instagram me ngjitëse dhe GIF? WhatsApp ofron pak a shumë të njëjtën mundësi, por me imazhe që mund të dërgohen në chat.

Të shtosh një ngjitës (sticker) është shumë e thjeshtë, mjafton të shtypni ikonën në formën e një emoji që ndodhet lart-djathtas dhe të zgjedhni një sticker që dëshironi. Ngjitëset që ofrohen për momentin, janë pak të limituara, por mund të bëni edhe kërkime midis pjesëtarëve të një grupi. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment