Sa është numri i përdoruesve që e përdorin në mënyrë ilegale Spotify? Përgjigja vjen nga vetë kompania, që me anë të një deklarate ka bërë të ditur se janë rreth 2 milionë përdorues që dëgjojnë muzikë ad-free pa paguar asnjë lloj abonimi. Në fund të vitit 2017, Spotify regjistronte 157 milionë përdorues, ndër të cilët 71 milionë të abonuar Premium.

Përpara pak ditësh, Spotify i ka dërguar një email të gjithë përdoruesve që janë të regjistruar në shërnimin e muzikës në streamin dhe që po përdorin versione të hakuara të aplikacionit, si për iOS ashtu edhe për Android. Këto aplikacione lejojnë përdorimin e versionit premium të Spotify pa paguar asgjë.

Në këtë email specifikohet se Spotify do të fshijë të gjitha llogaritë e përdoruesve që do të vazhdojnë të përdorin këto aplikacione. Kjo do të thotë se rrezikoni të humbisni çdo playlist, këngët e shpëtuara dhe çdo gjë që keni bërë në Spotify me llogarinë tuaj. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment