Sipas analizave ekonomike të 3 mujorit të parë të vitit 2018, kompania Apple ka pësuar rënie të ardhurash nëse e krahasojmë me fundvitin e 2017. Kjo vjen si pasojë e shitjve të iPhone X pasi kanë qënë të ulta në krahasim me çfarë pritej.

Analistët deklarojnë se në 3 mujorin e fundit të vitit 2017, shitjet e iPhone X kanë qënë të larta por pas festave ato kanë rënë ndjeshëm deri në gjysmën e atyre që priten. Në fund të vitit mendohet se nga ana ekonomike Apple nuk do të ketë pasoja pasi shitjtet e humbura janë rekuperuar nga çmimi i lartë i iPhone X dhe pritet gjithashtu që në fund të vitit, me modelin e ri të vijnë dhe modelet disi më ekonomikë.

Gjithsesi deri në fund të vitit shitjet e iPhone X të ulen nga 226 në 221 milion copë. Për këtë arsye Apple ka ulur dhe ritmin e prodhimit duke shkaktur kështu edhe lëvizje ekonomike në kompanitë që prodhojnë komponentët për këtë produkt. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment