Prenotimi i një Samsung Galaxy S9 ka nisur para pak javësh dhe tashmë klientët po marrin njësitë e para të prodhuara. Siç ndodh gjithmonë, të apasionuarit bëjnë krahasime dhe në fokus të këtij artikulli do të jetë krahasimi i tij me iPhone X. Gjithashtu në fund të artikullit mund të shikoni në video, krahasimin në përdorim të 2 produkteve.

Elementi i parë që mund të jetë subjekt për krahasim janë dimensionet. Galaxy S9 ngjason me Galaxy S8 duke ruajtur kështu forma të cilat e bëjnë më të hollë dhe më të gjatë se iPhone X. Ndryshe nga ky i fundit, i cili i ofron përdoruesit ekran më të gjërë. Tjetër element që bie në sy është mungesa e gungës trapezoidale mbi ekran tek Galaxy S9 dhe kualiteti i ekranit është 2960x1440 i cili i siguron kualitet më të lartë se sa iPhone X.

Ndryshim tjetër thelbësor është sensori i njohjes së shenjave të gishtërinjve i cili vazhdon të qëndrojë në pjesën e pasme të Galaxy S9 ku Samsung e ka spostuar më poshtë, nëse e krahasojmë me Galaxy S8. Tek iPhone X ky element mungon sepse siguria bëhet nëpërmjet njohjes së fytyrës ose Face ID.  Galaxy S9  integron gjithashtu një teknologji e cila njeh përdoruesin nëpërmjet skanimit të fytyrës dhe syrit por kjo teknologji ka treguar se ka probleme dhe duket se për Samsung ka qënë e pamundur të krijojë një teknologji aq të sigurtë sa Face ID.

Fotokamera në Galaxy S9 zë vëndin e parë përsa i përket kualitetit, sepse Samsung ka integruar teknologjinë me hapje të ndryshueshme të fotokamerës, e cila ndryshon në funksion të dritës që ka ambjenti.  Në krahasimin që i bën portali DxO, ai është rënditur si SmartPhone më i mirë duke fituar 2 pikë më shumë se sa iPhone X por diferenca është me të vërtetë shumë e vogël. Nëse do të merrni një Galaxy S9 Plus atëherë do të keni në dispozicion 2 fotokamera, ashtu si në rastin e iPhone 8 Plus.

Për të sfiduar Animoji, Samsung sjell AR Emoji i cili ndryshe nga iPhone X sjell figura të animuara që ngjasojnë shumë me një fytyrë njerëzore se sa një Emoji ose ikonë e animuar. Se cila nga këto dy teknologji është më e mirë, nuk mund të thuhet ende pasi janë përdoruesit final që duhet të shprehin eksperiencën e tyre.

Performanca hardware është një tjetër element i cili mund të krahasohet. Nëse do i referohemi benchmark-ëve, iPhone X është shumë më i shpejtë se sa Galaxy S9 por kjo diferencë nuk vihet re në përdorimin e përditshëm.  Çmimi i Galaxy S9 nis nga 720$ dhe 840$ për S9 Plus, çmime të cilat gjithsesi janë më të ulta se sa iPhone X i cili kushton 999$.

Këto janë disa nga diferencat e para që vihen re tek produktet në fjalë. Ju si mendoni, do të blinit një Galaxy S9 apo iPhone X?



/iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment