Një nga risitë e Samsung Galaxy S9 është AR Emoji, një realizim dixhital që mimon lëvizjet e përdoruesit nëpërmjet njohjes së fytyrës. Pikat e përbashkëta me Animoji që Apple ka integruar në iPhone X, janë të shumta, por kjo nuk do të thotë se Samsung e ka kopjuar atë. Ose të paktën, kështu deklaron kompania koreano-jugore.

Në një intervistë për The Wall Street Journal, D.J.Koh, drejtori i sektorit mobile të Samsung, ka folur për modelin e ri Galaxy S9 dhe për risitë e tij, përfshirë këtu edhe emojit e animuara që flitet se kanë kopjuar ato të Apple. Koh ka deklaruar se është interesuar peronalisht për teknologjinë 3D në vitin 2001, dhe se funksionet e Samsung dhe Apple janë të ndryshme.

Pavarësisht deklaratave të Koh, lind natyrshëm pyetja: pse Samsung ka pritur gjithë këtë kohë për të prezantuar një risi si AR Emoji? A është thjeshtë koinçidencë që ky funksion vjen pikërisht pas Animoji të Apple? /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment