Në këtë artikull do t'ju sjellim një krahasim të detajuar të kualitetit të fotokamerës midis iPhone X dhe Samsung Galaxy S9. Nëse jeni të interesuar të dini më tepër se cilat janë diferencat kryesore midis tyre ju këshillojmë të lexoni këtë artikull. Doja ta nis krahasimin duke thënë se të dy produktet kanë fotokamer e cila mund të bëjë video dhe foto fantastike në situata të ndryshme.

Një ndër risitë Samsung Galaxy S9 është teknologjia me 2 fotokamera, të cilën e gjejmë dhe tek iPhone X, por Galaxy S9 sjell për herë të parë teknologjinë e hapjes së ndryshueshme të lenteve. Ky funksion gjëndet në aparatët fotografik profesional por mos prisni të jetë i njëjtë me ato. Tek Galaxy S9, Samsung është fokusuar së tepërmi tek fotokamerat, ku njëra nga ato ka kualitet prej 12 Mpx dhe një hapje të ndryshueshme të lenteve nga f/1.5 në f/2.4 ndërsa e dyta është 12 Mpx dhe f/2.4 e cila është e ngjashme me 2 fotokamerat që gjejmë në iPhone X.


Teknologjia e hapjes së ndryshueshme të lenteve është teknologji që mungon në iPhone X. Ajo përmirëson ndjeshëm kualitetin e fotove dhe është në gjëndje të gjej balancën më të mirë përsa i përket sasisë së dritës që duhet dhe kualitetit të imazhit. Hapja e lenteve me f/1.5 lejon që në fotokamer të futet më shumë dritë në situatat ku ambjenti ka pak dritë duke rritur së tepërmi kualitetin e fotove por mund të rrezultojë e rrezikshme kur ambjenti ka shumë dritë. Për këtë arsye fotokamera me hapje f/2.4 futet në loje duke stabilizuar sasinë e dritës në raport me kualitetitn e imazhit. Pikërisht në imazhet e bëra me 2 aparatët mund të shikoni ndryshimet. Në rastin e imazhit të marrë nga Galaxy S9, ngjyrat janë më të thella ndërsa në rastin e iPhone X, ato janë më natyrore.


Tjetër element i rëndësishëm tek fotkamara e këtyre produkteve është edhe krijimi i efektit blur ose Bokeh. Tek iPhone X ai bëhet nga funksioni Portrai Mode ndërsa në Galaxy S9, nga  Live Focus. Në këtë rast Samsung Galaxy është fitues sepse ai lejon menaxhimin e efektit në mënyrë shumë më të thjeshtë se sa në iPhone X, falë funksioneve më të shumta për menaxhimin e fotokamerës.


Në fund, krahasimin po e mbyllim me rregjistrimin e videove. Në fillim mund të themi se të dy fotokamerat mund të rregjistrojnë video me kualitet 4K. Nëse do të shikojmë kualitetin e videove atëherë Galaxy S9 del përsëri fitues pasi ai siguron një fluiditet që arrin deri në 960 fps kundrejtë 240 fps të iPhone X.


Siç mund të keni kuptuar produkti i Samsung është superior përsa i përket kualitetit të fotove dhe videove por ndryshimet  e dukshme nga syri i njeriut janë me të vërtetë shumë të vogla dhe shpesh herë të padukshme. Gjithashtu Apple me siguri do të nxjerrë pas disa muajve një produkt që mund të krahasohet në këto nivele me Galaxy S9, përsa i përket fotokamerës. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment