iPhone zëvendëson një bllok shënimesh, një magnetogon, një aparat fotografik, një elektrik dore, një videokamera, një kartë krediti e shumë gjëra të tjera dhe në të ardhmen mund të trasformohet edhe në një patentë dixhitale.

Shtetit i Delaware në SHBA, ka nisur të testojë patentën mobile (MDL) me disa persona të vendit, për të kuptuar nëse një aplikacion për smartphone është në gjëndje të ofrojë të njëjtën siguri kur bëhet fjalë për dokumenta të rëndësishëm. Dëshirojnë të kuptojnë nëse një aplikacion dixhital mund të ketë avantazhe në krahasim me një copë plastike.

Një database me patenta dixhitale do t'i ofronte forcave të rendit më shumë të dhëna rreth shoferit në mënyrë më të shpejtë se sa patentat e sotme. Programi pilot duhet të përballet me problemin e hakimit, sepse jo të gjitha pajisjet ku ndodhet patenta dixhitale janë të siguarta si iPhone. Ky është edhe problemi kryesor për operatorët. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment