Analisti Amit Daryanani i RBC Capital mendon se iPhone X Plus do të ketë të njëjtin çmim të modelit aktual (999$), ndërsa versioni 5.8 inç do të kushtojë 100 dollarë më shumë. Ai mendon se në vitin 2018 Apple do të prezantojë tre iPhone: një model “Xs” OLED 5.8", një model Plus OLED 6.5" dhe një model LCD 6.1".

Analisti flet edhe për çmimet. Modeli LCD 6.1" mund të kushtojë rreth 799 dollarë, ndërsa versioni 5.8 inç OLED do të kushtojë 899$. Modeli më i kushtueshëm do të jetë X Plus, që do të niset nga 999$ (çmimi aktual i iPhone X). Praktikisht, Apple mund të zbresë me 100 dollarë çmimin e modelit 5.8 inç.

Bëhet fjalë për tre shresa të ndryshme çmimesh që do të përshaten me një numër më të madh përdoruesish, duke qenë se për 799$ numri i shitjetve do të rritet shumë. Po ju si mendoni? /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment