Shërbimi i njohur i hartave Google Maps vjen tashmë edhe në gjuhën shqipe. Google ka shtuar rreth 39 gjuhë të reja në shërbimin e saj të hartave, ku mes tyre figuron edhe gjuha shqipe. Sipas Google, duke shtuar 39 gjuhë të reja në harta lejon që 1,25 miliarda njerëz të kenë mundësi të përdorin shërbimin e gjigandit amerikan.

Përveç shqipes, gjuhët e tjera që janë shtuar janë: armene, azerbaxhane, boshnjake, kroate, çeke, daneze, filipineze, finlandeze, gjerogjiane, israelite, islandike, indoneziane, maqedonase, mongoliane, norvegjeze, rumune, serbe, sllovake, sllovene, suedeze, turke, dhe shumë të tjera. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment