Apple ka njoftuar zyrërtarisht se data e eventit vjetor WWDC (World Wide Developer Conference) do të jetë 4 Qershori dhe do të qyteti San Jose në Kaliforni që do të ftojë të ndjekësit të cilët kanë mundësinë të rregjistrohen për të blerë biletat. Ndryshe nga herët e tjera, Apple ka menduar që kërkesa për një biletë të bëhet online dhe përzgjedhja e pjesmarrësve, nga një sistem i cili do t'ju seleksionojë në mënyrë rastësore.

Ashtu si ndodh çdo vit, pritet që të prezantohen versionet e reja të iOS, macOS, tvOS dhe watchOS. Është folur gjithashtu se gjatë eventit do të prezantohen dhe komponentë hardware të cilët do të jenë pjesë e produkteve si iPhone apo Mac. Gjatë eventit pritet që të diskutojnë mbi teknologjinë mbi 100 inxhinierë, të ketë një sesion të dedikuar vetëm për dizajnin dhe gjithashtu konsultime me ekspertët më të mirë.

Bileta kushton 1599$ dhe nëse dëshironi të jeni një kandidat për përzgjedhjen që Apple do të bëjë, mund të rregjistroheni nga ky link.

0 komente:

Post a Comment