"Fshini llogarinë tuaj dhe fshini Facebook nga çdo smartphone", ky është shkurtimisht mendimi i bashkë-themeluesit të WhatsApp që përpara pak vitesh ka fituar plot 16 miliard dollarë pikërisht falë Mark Zuckerberg i cili ka blerë aplikacionin e tij. Motivi është i lidhur me skandalin Cambridge Analytica.

Bria Acton, njëri nga themeluesit e WhatsApp, është bërë një nga njerëzit më të pasur në vitin 20014, pasi Facebook vendosi të blinte aplikacionin WhatsApp për 16 miliard dollarë. Nga viti 2017, ai vendosi të largohej përfundimisht nga WhatsApp. Bashkë-themeluesi tjetër, Jan Koum, vazhdon të udhëheqë kompaninë.

Pas skandalit të Cambridge Analytica, për të cilin po flasin mediat e të gjithë botës, Acton ka shkruar në Twitter se ka ardhur momenti të fshini Facebook dhe llogarinë tuaj, duke shtuar edhe një hashtag #deletefacebook

Ju kujtojmë se, sipas akuzave, kompania angleze Cambridge Analytica ka marrë pa asnjë lloj autorizimi informacione të ndryshme rreth 50 milionë profileve Facebook duke i përdorur ato për të kondicionuar fushatën elektorale amerikane në 2016-n që siç e dimë pati si triumfues Donald Trump. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment