Para pak ditësh Apple i ka kërkuar zyrëtarisht konsorcium-it që përcakton të gjitha karakteret e sistemit Unicode, që të shtojë në përditësimin e ardhshëm edhe ikonat që bëjnë pjesë në këtë file në formatin PDF. Lista e ikonave që gjënden aty shprehin disa situata të cilat do të ndihmonin njerëzit me aftësi të kufizuara.

Sipas Emojipedia, Apple ka propozuar ikonat që shprehin këto situata, një qen guidë, një aparat dëgjimi, krah ose këmbë mekanike, një person në karrige invalidi, një person që bën me shenjë se nuk dëgjon dhe një përson që ecën me shkop.

Apple shpjegon se qëllimi i këtyre ikonave është përfaqësimi  i personave me aftësi të kufizuara edhe në botën dixhitale. Për ti krijuar ato, inxhinierët e kompanisë kanë bashkëpunuar me agjensi të ndryshme zyrëtare të cilat kanë ndihmuar për të sjellë ikona që përfaqësojnë sa më mirë këtë kategori njerëzish.

Pritet që të gjitha ikonat që përmëndëm më sipër të jenë pjesë e standartit Unicode duke filluar nga versioni 12 i tij. Aktualisht konsorciumi Unicode do të publikojë shumë shpejt versionin 11 i cili do të adoptohet nga të gjitha sistemet operative për SmartPhone. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment