Apple ka prezantuar modelin e ri iPad 9.7" duke sjellur edhe mbështetjen e plotë për Apple Pencil. Modeli i ri ka ekran Retina, proçesor A10 Fusion, fotokamera 8 megapixel, fotokamera frontale FaceTime HD, autonomi deri në 10 orë, Touch ID, LTE deri në 300 Mbps, GPS. Peshon rreth 453 gram.

Modeli i ri ka një proçesor A10 Fusion me arkitekturë 64 bit, ofron performanca CPU dhe grafike 40%-50% më të larta: Mbështetje të plotë për aplikacionin ARKit. iPad është i disponueshëm në tre ngjyra: argjent, gri sideral dhe ngjyrë ari.

Çmimi niset nga €359 për modelin 32GB Wi-Fi dhe €489 për modelin 32GB Wi-Fi + Cellular. Apple Pencil mund të blihet veç me çmimin €99. Çmimi i iPad mini 4 tani zbret në 439€. Shkollat mund të blejnë iPad dhe Apple Pencil me një çmim akoma më të ulët. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , ,

0 komente:

Post a Comment