Ekspertët mendojnë se kjo është një dëshirë e madhe e drejtuesve të kompanisë të cilët kanë inverstuar miliona dollarë për të përmirësuar teknologjinë e prodhimit të ekraneve në kompaninë LG, e cila është konkurrentja direkte e Samsung. Madje ata janë të bindur se ekranet me teknologjinë MicroLED do ti gjejmë në iPhone X Plus duke filluar nga Tetori i këtij viti.
Interesi i Apple për të prodhuar ekrane me teknologji LED të personalizuar nis që nga viti 2014, e cila bleu kompaninë LuxVue dhe janë pikërisht inxhinierët e kësaj kompanie të cilët po punojnë për krijimin e prototipëve të parë. Ekspertët e portalit Bloomberg janë të bindur se teknologjia në fjalë do të jetë e pranishme në versionin e ri të orës inteligjente, Apple Watch. Në ditët në vazhdim do t'ju sjellim detaje të reja në lidhje me këtë temë. /iPhoneAlbania
0 komente:
Post a Comment