Njëra nga risitë e iOS 11.3 është edhe seksioni Videoclip në Apple Music. Tani mund të shikoni video të këshilluara nga Apple, ato më të shikuarat, ato që janë shtuar së fundmi, ato në plan të parë e kështu me rradhë. Janë të disponueshme edhe disa playlist dhe videot janë të ndara sipas rrymave muzikore.

Nuk mungojnë edhe videot ekskluzive. Materialet do të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme nga stafi i Apple, dhe përdoruesit mund të krijojnë në çdo moment playlist-at e tyre. Ky funksion do të jetë i domosdoshëm për Apple TV, për të gjetur menjëherë videot muzikore të preferuara. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment