2018-ta mund të jetë viti "low cost" për Apple: sipas zëvendës-presidentit të kompanisë WitsView që merret me analiza, Apple mund të prezantojë katër produkte ekonomike (ose të paktën me çmime më të ulëta se zakonisht): një iPhone, një MacBook, një iPad dhe një HomePod.

Për disa kategori produktesh nuk bëhet fjalë për një risi. Kemi folur vazhimisht për strategjinë "tre modele iPhone" Apple për vitin 2018, dy modele OLED dhe një LCD më ekonomik (dizajn të ngjashëm me iPhone X). Ky burim mendon se çmimi i kësa pajisje do të jetë rreth 649$.

Ndërsa çmimi i iPad entry level mund të jetë rreth 259$ dhe ai i MacBook 799$. Nëse asnjërin nga këto raste nuk jepen detaje rreth karakteristikave teknike, përveç faktit se kompjuteri do të ketë një ekran 13". Dhe në fund, HomePod "lite" mund të kushtojë 150-200$. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment