Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Hatchi: Retro Virtual Pet, nga 0.99€, falas. /iPhone, iPad
Hatchi është një krijesë virutuale për të cilin ju duhet të kujdeseni në mënyrë që ai të rritet i shëndetshëm. Gjatë ditës do të jeni kujdestari i tij dhe do ta ndihmoni atë që të jetë sa më i lumtur në jetën e tij. Pra Hatchi do të bëhet një personazh mjaft i dashur i cili ka nevojë për ju. Ja vlen ta provoni.


OrasisHD, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Orasis është një program i cili ju jep mundësinë të krijoni foto duke i aplikuar atyre efektin HDR si dhe shumë efekte të tjera të cilat me pak fantazi do të ndryshojnë totalisht një imazh të marrë nga fotokamera.


Epica 2 Pro, nga 1,99€, falas /iPhone
Një aplikacion mjaft simpatik dhe i pasur me funksione për modifikimin e fotove tuaja. Mund t'i shtoni efekte të ndryshme fotove dhe më pas t'i ndani me miqtë tuaj.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment