Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Prompts: Beat Writer Block, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Prompts është një program i cili ju jep mundësinë të mbani shënime ku ndryshe nga programet e tjera ai integron teknologjin e inteligjencës artificiale AI, e cila do të mësojë nga shënimet që mbani për t'ju sugjeruar më vonë, çdo gjë që keni mbajtur shënim më parë.


- Budget And Exprese Tracking, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Budget and expense tracking është një program i dobishëm i cili ju jep mundësinë të ruani të gjitha shpenzimet ditore dhe më pas të shikoni raporte mujore të cilat do t'ju ndihmojnë të menaxhoni paratë.


- Word Cafe 21, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Word Cafe 21 është një lojë me temë kuic ku ju duhet të gjeni fjalët e një fjalie jo të plotësuar, duke përdorur gërmat që ju jepen në dispozicion. Ja vlen ta provoni në kohën e lirë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment