Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Find The Difference, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të jeni të shkathët dhe intuitivë për të gjetur diferencat midis dy fotografive që janë pothuajse të ngjashme. Kini kujdes sepse nuk do të jetë e lehtë ti zbuloni ndryshimet dhe gjithçka do të varet nga koha. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Blox 3D Junior, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Blox 3D Junior është një lojë mjaft e bukur e cila i dedikohet fëmijëve. Ato do të mësojnë të ndërtojnë objekte të ndryshme kubet në 3D. Ja vlen ta merrni këtë program.




Oflow: For Creative Ideas, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Oflow është një program i cili ju ndihmon të organizoni idetë dhe të konsultoni me qindra ide të tjera të cilat mund ti konsultoni. Sot ky program mund të shkarkohet falas.

Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment