Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Notes Note-ify, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Notes Note-ify është një program i cili sjell në iDevice një menaxhues mjaft profesional i shënimeve tuaja. Programi na lejon gjithashtu që këto shënime ti ruajmë në Dropbox apo iCloud.  Ja vlen ta merrni këtë program.


Sketch Me: Sketch&Cartoon, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Sketch Me është një program për modifikimin e fotove ku do të keni në dispozicion shumë efekte grafike të cilat i përkasin efekteve të animimit.  Me pak fantazi mund të modifikoni fotot në mënyrë mjaft profesionale dhe më pas ti publikoni ato në rrjetet sociale.


BlackCam: Black&White Camera, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
BlackCam është një program mjaft profesional për përpunimin e imazheve. Ai do ti transfojmojë fotot tuaja në art të vërtetë me ngjyrat bardh e zi. Nëse jeni të apasionuar pas fotografisë atëherë ne jua këshillojmë ta merrni këtë program.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment