Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Fortress: Destroyer, nga 1.89€, falas. /iPhone, iPad
Fortress Destroyer është një lojë me aksion ku ju do të luani në drejtimin e anijeve luftarake të cilat duhet të shpëtojnë qytetin nga sulmet armike. Ato do të sulmojnë nga deti dhe ajri dhe do të jetë pikërisht aftësia juaj për ti shkatërruar të gjitha sulmet. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


- Blocking Dead, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Blocking Dead është një lojë me aksion ku duhet të mbijetoni sa më shumë në një qytet që është pushtuar nga njerëzit gjysëm të vdekur. Vrisni sa më shumë nga ata dhe do të shkoni shumë larg! Ja vlen ta provoni.


VeryPDF, PDF to Word, nga 5.79€, falas. /iPhone,iPad
VeryPDF është një program mjaft profesional i cili ju jep mundësinë të konvertoni një dokument në format PDF, tek formati Word, në mënyrë që të modifikoni përmbajtjen. Nëse jeni një person i cili shkruan shpesh dokumenta, atëher ja vlen ta keni këtë program në iDevice-in tuaj.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment