Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- dB Meter, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
dB Meter është një program i dobishëm i cili ju jep mundësinë të matni nivelin e zhurmës në ambjenti ku jeni. Programi është i thjeshtë për tu përdorur dhe me pak hapa do të merrni informacionin e nivelit të zhurmë në decibel dhe informacione të tjera.


- Pro Player, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Pro Player është një program i dobishëm i cili ju jep mundësi të shikoni dhe dëgjoni file video dhe audio në formatin origjinal, pra pa asnjë kompresim të aplikuar. Sot mund ta merrni falas atë.


Ruler: Tape Measure Length, nga 0.89€, falas. /iPhone
Ruler është një program i domosdoshëm në listën tuaj të programeve të dobishme. Ai ju lejon të matni distanca deri në 5 metra, duke prekur ekranin e iPhone dhe më pas duke e lëvizur me dorën tjetër atë. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment