Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Hitman Sniper, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Hitman Sniper është një lojë ku ju do të luani në rrolin e një sniper-isti. Do të shkruani kontrata me shtet të ndryshme të cilët duan të eleminojnë armiqtë. Detyra juaj do të jetë të eleminoni objektivn vetëm me një goditje dhe me sa më pak zhurmë.  Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Speech Recogniser, nga 2.79€, falas. /iPhone
Speech Recogniser është një program mjaft interesant i cili do t'ju japë mundësinë të shkruani mesazhe duke folur. Programi do të njohë të folurën edhe do ta transfojmojë atë në tekst të cilin mund ta dërgoni tek kontaktet tuaja. Ja vlen ta merrni këtë program.


- SpeakChinese 2, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
SpeakChinese është një program i cili ju jep mundësinë të keni në iDevice një mësues virtual të gjuhëz Kineze. Nëse jeni të interesuar ta mësoni atë, atëherë ja vlen ta merrni këtë program.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment