Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Jet Ball Arkanoid, nga 1.79€, falas. /iPhone
Jet Ball Arkanoid është një lojë ku ju duhet të shkatërroni të gjitha blloqet me ngjyra duke i goditur ato me sferat që i kontrolloni ju. Për të kaluar në nivelin tjetër ju duhet ti shkatërroni ato sa më shpejt. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Translator !!, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Translator është një program i dobishëm i cili na lejon të përkthejmë zërin ose tekst, nga një gjuhë në një tjetër. Aktualisht programi suporton deri në 58 gjuhë të ndryshme nga e gjithë bota. Ja vlen ta merrni atë.


IQ Test Pro Edition, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
IQ Test Pro është një program i cili do të testojë inteligjencën mendore nëpërmjet 2 testeve dhe në fund do t'ju njoftojë për pikët e arritura. Nëse jeni kurioz për të testuar aftësinë e inteligjencës atëherë ja vlen ta shkarkoni këtë program.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment