Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Formino, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Formino është një lojë me temë kuic e cila ndihmon shkathtësimin e mëndin për të zgjidhur probleme. Kjo gjë do të ndodhë duke zgjidhur kuicet që formohen me  objektet shumë këndore të cilat duhet ti bashkoni për të krijuar figurat e duhura për të mbaruar misionin.


- iam Travelr, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
iam Travelr është një program i cili ju lejon të aplikoni filtra të marra nga Adobe Lightroom, direkt në fotot tuaj. Me pak fantazi mund të krijoni foto me të vërtetë fantastike të cilat mund ti publikoni direkt në rrjetet sociale.


Magnifier Flash, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Magnifier Flash është një program mjaft i dobishëm nëpërmjet të cilit ju mund të lexoni një tekst duke zmadhur pjesën e dëshiruar.  Pra programi i vjen në ndihmë të gjithë atyre që kanë probleme me leximin e teksteve ose nëse teksti që po kërkoni të lexoni është shkruajtur me karaktere shumë të vogla.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment