Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Sky Live: Heaven Above Viewer, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Sky Live është një program i cili i dedikohet të gjithëve ju që jeni të apasionuar pas hapësirës. Ai ju jep mundësi që të planifikoni ditët kur qielli mund të shikohet i pastër në mënyrë që ta vëzhgoni ose të bëni fotografi mbresëlënëse.


Super Tank Battle - CityArmy, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Kjo lojë kujton një nga lojërat më të luajtura nga të gjithë ne në vitet 90', Tank 1990. Detyra juaj është të mbroni shqiponjën nga sulmet e tankeve të tjerë. Do të luani në shumë misione dhe gjatë lojës mund të përditësoni tankun tuaj duke e bërë më të fortë dhe të rrezistueshëm ndaj sulmeve. Ja vlen ta keni në iPhone këtë lojë.


Incredible Box, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Incredible Box është një lojë me temë kuic ku detyra juaj është mjaft e thjeshtë. Duhet të spostoni kutitë në mënyrë të tillë që të kaloni nga ana tjetër, mbi ato. Ja vlen ta merrni edhe këtë lojë.


Toca Life: School, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Toca Life është një lojë mjaft e bukur për fëmijë ku ato do të mësojnë të socializohen në ambjentet e shkollës së re që sapo kanë nisur. Nëpërmjet lojërave të ndryshme ato do të mësojnë se si të qëndrojnë në klasë apo të luajnë në orët e aktivitetit fizik. Ja vlen ta merrni


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment