Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- The Heart Of Sourcerer 1, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
The Heart Of Sourcerer është një lojë RPG në të cilën duhet të shpërtoni vëndin tuaj. Gjithashtu gjatë lojës mund të krijoni armë shkatërruese dhe funksione të tjera duke shkruajtur kode programimi. Kjo lojë vlen për të apasionuarit e lojërave por që kanë dhe njohuri bazë në krijimin e tyre.


- NoLocation: Remove Exif Data From Photos, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
NoLocation është një program i cili ju jep mundësinë të fshini nga çdo foto të bërë me SmartPhone, të dhënat mbi vëndndodhjen. Këto informacione ruhen të fshehura në file-in që përfaqëson imazhin dhe nëpërmjet NoLocation mund ti fshini.


MyBrushes Pro, nga 3.49€, falas. /iPhone 
Ky program na lejon të pikturojmë me shumë stile ose të mësojmë stilet e pikturës me penel, me dorë, me ujë dhe shumë të tjera, në mënyrë shumë të thjeshtë dhe realiste. Tjetër funksion interesant është mundësia për të modifikuar fotografitë që keni në Galerinë e Fotove të iOS dhe publikimi i tyre në rrjetet sociale.




Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment