Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- HexFlow, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
HexFlow është një lojë me temë kuic e cila do të mbaj në lëvizje mëndjen duke ju kërkuar të zgjidhni enigmat e çdo niveli. Në pak hapa do të mësoni rregullat por më pas asgjë nuk do të jetë aq e lehtë nëse nuk përdorni llogjikën. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Sea of Squares, nga 1.09€, falas. /iPhone, iPad
Sea of Squares është një lojë me temë kuic ku ju duhet të përfundoni nivelin aktual duke bashkuar kubet me të njëjtën ngjyrë derisa figura të formohet. Kini kujdes sepse nuk do të jetë aq e lehtë sa duket. 


Orsus, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Orsus është një lojë në të cilën ju do të drejtoni një grimcë  atomike në univers. Duhet të zbuloni të gjitha forcat që e pengojnë atë arrij skajet e hapësirës. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment