Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Maze Lord, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Maze Lord është një lojë në të cilën duhet të ndihmoni personazhin e lojë të gjej dhe të luftojë dragoin që ndodhet i mbrotuj nga labirinthet të cilat janë të mbushura me rreziqe. Ja vlen ta provoni në kohën e lirë.


- RedStory: Lil Red Riding Hood, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
RedStory është një lojë me aventurë dhe kuic ku ju duhet të ndihmoni një vajzë të gjej shtëpinë e gjyshes pasi harta për atje i është vjedhur. Duhet të kini kujdes sepse gjatë rrugës duhet të kaloni pengesa dhe krijesa të frikshme.


- DayGram, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
DayGram është një program i cili luan rolin e një ditari dhe është ndërtuar mbi një grafikë minimaliste. Gjithashtu do të mbani shënim çdo gjë në mënyrë shumë të shpejtë, nëse e krahasojmë me programet e tjera që ofrojnë këtë funksion.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment