Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Desire, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Desire është një lojë inovative ku ju do të ndihmoni një djalë të eksplorojë botën e tij të errët ku diellin nuk lind kurrë. Duhet të zbuloni të gjitha sekretet për të sjellë diellin përsëri në botën ku ai jeton.


- Just Call, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Just Call është një program i cili ju jep mundësinë të chat-oni apo të bëni thirrje nëpërmjet videos, në grup me miqtë tuaj. Sot këtë program mund ta merrni falas.


- Fontmania, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Fontmania është një program i cili ju jep mundësinë të modifikoni fotot duke i shtuar atyre tekste dhe imazhe të cilat janë përgatitur me tipe shkrimesh të ndryshme. Me pak fantazi mund të ndryshoni totalisht fotot duke i dhënë atyre një prekje artistike.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment