Tekken Mobile është më në fund i disponueshëm për iOS. Mund të koleksiononi 20 personazhe me stile të veçanta lufrimi, të zhbllokoni stile të veçanta për çdo personazh dhe të dyluftoni në beteja të ndryshme. Është konfirmuar edhe opsioni "histori" ku çdo lojtar mund t'i bashkohet legjendës Kazuya Mishima për t'u përballuar me kundërshtarin më të fortë.

Nuk mungon opsioni multiplayer me sfidën Dojo që premton dyluftime të fuqishme. Lojtarët duhet të krijojnë skuadrën e tyre dhe të sfidojnë lojtarë nga e gjithë bota për të fituar shpërblime të ndryshme, për t'u ngjitur në rënditje dhe për të mposhtur të gjithë kundërshtarët.

Namco Bandai ka njoftuar gjithashtu, se për të festuar 1.500.000 para-regjistrimet e arritura në Tekken, nga fillimi i muajit Mars, të gjithë lojtarë do të marrin falas Rodeo, një personazh ekskluziv. /iPhoneAlbania


Tekken Mobile | iOS 10 | App Store - Falas

0 komente:

Post a Comment