Nga Kina vijnë thashetheme të reja për sa i përket versionit të ardhshëm të iPhone SE, që Apple mund të prezantojë gjatë WWDC që do të mbahet në qershor. Sipas këtij burimi, iPhone SE i gjeneratës së dytë do të prezantohen në konferencën e zhvilluesve dhe do të lançohet vetëm pak javë mbrapa.

Për sa i përket karakteristikave, flitet për një proçesor A10, 2 GB RAM dhe 32 GB e 64 GB hapësirë. Pajisja duhet të integrojë akoma Touch ID, duke e lënë menjanë sensorin e njohjes së fytyrës. Ekrani mund të jetë 4.2 inç.

Me këtë pajisje "ekonomike" të përditësuar në krahasim me versionet e mëparshme, Apple synon tregun aziatik. Natyrisht, bëhet fjalë për zëra që akoma nuk janë konfirmuar zyrtarisht. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment